Lajmet e fundit

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi nuk ka konfirmuar ende nëse ish kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës Xhafer Zymberi është vrarë në konfliktin e armatosur të Kumanovës apo që di diçka zyrtare për fatin e Zymberit.
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Kadaj-Bujupi gjithashtu tha se në Maqedoni ka pasur dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm.