Lajmet e fundit

Naser Arifi nga nëndega e LDK-së në Dobërçan ka thënë se është duke protestuar sot kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës.
“Ne po protestojmë sot kundër zgjedhjes së Thaçit president”.
“Ne nuk duam që ai të bëhet president sidomos me votat e LDK-së”.
“Elektorati i LDK-së që jemi në protestë kemi folur me secilin deputetë veç e veç dhe ju kemi treguar shqetësimet tona”, ka thënë Arifi për Klan Kosovën gjatë kohës sa po qëndron duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa gjendja e vazhdon të jetë e qetë para Kuvendit të Kosovës, ndonëse më herët pati një përleshje të vogël mes policisë dhe protestuesve.