Lajmet e fundit

Kënga e Bareshës e ka emocionuar fort poetin izraelito-argjentinas, Ernesto Kahan.
Ky i fundit, një personalitet i rëndësishëm dhe predikues botëror i paqes, që të premten u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” këtu në kolegjin AAB në Prishtinë, tregoi për respektin e madh që ka për kosovarët, njofton Klan Kosova.
Por derisa flet për njohjen e Spanjës ndaj Kosovës, humanisti Kahan që është edhe mjek me profesion kursehet në komente në pyetjen pse Izraeli ende nuk e pranon Kosovën.
Megjithatë ai zotohet se në këtë drejtim do ta bëjë punën e tij.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=bdn6UaHRJ-M&feature=youtu.be