Lajmet e fundit

Në kolegjin AAB po mbahet për herë të parë Konferenca Studentore Ndërkombëtare e cila është organizuar me iniciativë të studentëve, njofton Klan Kosova.
Aty po marrin pjesë kandidatë nga rajoni si dhe dy pjesëmarrës që vijnë nga Anglia.
Tema e kësaj konference nuk është e specifikuar, prandaj kandidatët kanë pasur mundësinë që ato t’i bëjnë mbi fushat e ndryshme të shkencës.
Aktualisht janë duke u mbajtur tri sesione shkencore në tri dhoma, dhe kjo konferencë pritet që të përfundojë në orën 16:00.