Lajmet e fundit

Edhe nëpër klinikat e QKUK-së po zhvillohet procesi i votimit nëpërmjet ekipeve mobile.
Nga QKUK-ja, konkretisht në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, e cila tregoi se ka pas pakënaqësi nga stafi kujdestar që sipas tyre, nuk kanë pasur mundësi vote për shkak se emrat e tyre nuk janë dërguar në listën e KQZ-së.
Uka njoftoi se ekipi mobil në QKUK ka në listën e saj 300 qytetarë që mund të votojnë. Procesi ka përfunduar paraprakisht në Klinikën e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë.
Detajet i kuptoni në videon e mëposhtme: