02.04.2017 · përditësuar para 3408 dite1 min lexim
Takimi i sotëm i Superligës ndërmjet Besës dhe Trepçës, nuk përfundoi me vërshëllimën e gjyqtarit.
Jo vetëm për shkak të lojës së zhvilluar, golave të lehtëshënuar, por edhe si pasojë e zërave të shumtë se ky takim ishte i manipuluar.
Shumë orë para se të fillonte takimi, kompanitë e basteve ishin cak i qindra qytetarëve, të cilët donin të vinin para për fitoren e mitrovicasve, që kuotohej me koeficient shumë të lartë, mbi 6 (varësisht prej kompanisë).
Kjo bëri që ndeshje të bllokohet nga bastoret dhe të mos lejohet bastvënje për të.
Rreth këtij takimi, ka reaguar edhe kryetari i grupit të tifozëve Plisat, Albert Kastrati, i cili përmes profilit te tij në Facebook, i bënte apel Federatës që të kontrollohet ky takim i dyshimtë, njofton Klan Kosova.
Trepça këtë takim e fitoi me rezultat 3:1.
Shikoni golat këtu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.