Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi më 4 Mars për Miroslav Lajcak, të dërguarin e Evropës për dialogun kishte krejt fjal të tjera në krahasim me ato që i tha më 5 tetor.
Thaçi për Lajçakun më 4 mars deklaroi se "Një nga votat vendimtare që i është premtuar Kosovës e që në fund e ka mbyllut telefonin dhe ka votuar kundër është Miroslav Lajçak, Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që ngarkohet tash për me u marrë me Kosovën, cili do të jetë pozicionimi i tij në raport me Kosovën, pozicion neutral, a jo faleminderit, me mua jo".
Ndërsa më 5 tetor Thaçi tha për Lajçakun "Bisedë e shkëlqyeshme me Miroslav Lajçak në Bruksel.Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne.Ne duhet të veprojmë.Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces".
Kjo po shihet si ndryshim prej 180 shkallëve i qëndrimit të shefit të shtetit.
Drejtorja në platformën Civikos e SHEH si hap të mirë afrimin Thaci –Lajcak i cili sipas saj iu bënë nder raporteve shpesh që pësojnë kriza Kosovë-BASHKIMI EVROPIAN.
Nga ana e tij, opinionisti Visar Xhambazi, thotë se pajtimi mes Presidentit dhe Emisarit, pritet të prodhojë dicka jo të zakonshme.
Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.