Lajmet e fundit

Unaza e fejesës së Lindsay Lohan është rikthyer sërish në dorën e aktores, një muaj pasi ajo kishte pauzuar lidhjen e saj të dashurisë me të fejuarin Egor Tarabasov.
Aktorja në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram është parë me unazën e saj me gur të smeraldit që e kishte vendosur në dorën e saj të djathtë, transmeton Klan Kosova.
Ajo në këtë fotografi shihet se ka përdorur efekte të Snapchatit ndërsa nuk ka shkruar ndonjë përshkrim për fotografinë pos përdorimit të zemrave si “emoticone”.
Aktorja Lohan akoma nuk ka komentuar nëse është ribashkuar me të fejuarin e saj ose jo ndonëse më herët në disa intervista për media ajo kishte thënë se e ka të vështirë pasi i fejuari i saj konsumon shumë alkool dhe nuk bën veprime të matura.
