Lajmet e fundit

Ata kanë arritur sukses në mbarë botën që nga viti që kur grupi One Direction dolën të tretët në X Factor gati pesë vjet më parë pasi përfunduan koncertin e tyre të fundit para se të shkojnë në pauze, ata siguruan fansat e tyre se do të kthehen sërish.
Grupi pop i përbërë nga Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles dhe Louis Tomlinson diskutuan edhe largimin e anëtarit të pestë Zayn Malik në fillim të këtij viti.
Edhe pse lajmi për largimin e papritur të këngëtarit 22-vjeçar kishte shokuar tifozët në të gjithë botën, djemtë kanë treguar se shenjat për këtë ishin gjithmonë aty.
Në një intervistë me The Sunday Times 'Style Magazine, Liam ishte shprehur se kjo pritej.
"Ne e dinim se kjo po vinte.Ne pamë disa shenja për ndarjen tonë veçanërisht në shumë koncerte jashtë vendit që ne e bëmë. Dhe kjo është e trishtuar”.
“Ishte e vështirë. Ndoshta për mua më së shumtir por ai donte të ishte i lumtur dhe nuk ishte” kishte shtuar anëtari tjetër i grupit, Lous, transmeton Klan Kosova.
Grupi “One Direction” që kanë shitur më shumë se 50 milion regjistrime në të gjithë globin, riafirmoi se do të kthehet pas një ndërprerje të planifikuar.
"Është vetëm një pushim. Kjo nuk është një ndarje që ne nuk jemi duke shkuar askund” tha Payne.
Të shtunën në mbrëmje, One Direction përfundoi turneun e tyre.