Lajmet e fundit

Fituesja e Grammy, Adele ka ngjallur thashethemet se është martuar me partnerin e saj me të cilin ka tashmë sa vite lidhje, Simon Konecki.
28 vjeçarja është fotografuar me një unazë në Los Angeles, shkruan UsMagazine.
Edhe Konecki, gjithashtu është parë një unazë ari në gishtin e unazës, derisa po largohej nga një objekt në Los Angeles me të birin Angelo më 2 janar.
Edhe Adele është parë me unazë në gisht që nga fundajave e kaluar.
Çifti ka qenë bashkë për pesë vjet, kurse për herën e parë janë prezantuar nga ish-fituesja e Grammy Ed Sheeran, transmeton Klan Kosova.
E Adele e pyetur nëse janë martuar ose jo, ka zgjedhur të heshtë. Sido që të jetë Adele dhe Konecki kanë bërë plane për fëmijën e tyre të dytë.
