Lajmet e fundit

Derisa po celebrohej mesha për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa i kungoi Papa Francesku.
Kështu të paktën pretendon Gazeta Zëri, e cila raportoi gjatë ditës për këtë lajm e që thanë se iu konfirmua edhe nga Presidenca.
Por Klan Kosova e nuk arriti që të shtunën ta marrë një përgjigje zyrtare nga zyra e Thaçit e ajo e Mustafës, ani se ky i fundit u pa në një meshë që u majtë këtë ditë edhe në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, kryerja e këtij rituali iu takon vetëm besimtarëve katolikë, çfarë për aq sa dihet publikisht, nuk janë edhe dy liderët shtetëror.
Kronikën e plotë e ka përgatitur Enis Reçica.