Derisa po celebrohej mesha për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë shkuar vullnetarisht për të marrë kungimin.
Një rit ky ndër më kryesorët në kremtimin e meshës për besimtarët katolikë.
Ndonëse të ftuar në cilësinë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, sipas burimeve të gazetës Zëri, presidenti dhe kryeministri kanë vendosur që për një moment t’i kryejnë obligimet e besimtarëve të krishterë.
Por, një gjë e tillë është në kundërshtim me normat dhe rregulltat e kishës katolike.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Zëri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.