Lajmet e fundit

Aktorja problematike, Lindsay Lohan ka nxitur reagime se është konvertuar në Islam.
Arsyeja për të menduar këtë ishte fakti se ajo ka fshirë të gjitha fotografitë e saj në Instagram derisa në pjesën e “biografisë” ka shënuar përshëndetje arabe.
E gjithë llogaria e saj që ishte e mbushur me fotografi nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato shumë provocative, e me veshje të brendshme, ishte zbrazur,për të mbetur vetëm një fotografi bardhë e zi, derisa fraza arabe “Alaikum Salam” ishte në përshkrimin e saj, transmeton Klan Kosova.
Përdoruesit myslimanë të rrjeteve sociale janë shprehur shumë të lumtur për këtë, duke mirëpritur “motrën e tyre të re” më krahë të hapur.
“Jam shumë e lumtur që Lindsay Lohan ka gjetur Islamin. Uroj që Allahu do ta udhëzojë dhe bekojë atë”, kishte shkruar një komentuese.
“Kam dëgjuar që Lindsay Lohan është konvertuar në myslimane. Nëse është e vërtetë, alhamdulillah. Zoti i ka treguar rrugën e vërtetë që duhet të ndjekë”, ka shkruar një tjetër.
Aktorja 30 vjeçare është përfolur për një gjë të tillë për shumë vjet me radhë, qysh prej kur ajo ishte parë në vitin 2015 duke mbajtur librin e shenjtë të Kuranit në duar.