Lajmet e fundit

Modelja e njohur, Kate Moss është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti I saj, Jamie Hince.
Por përkundër këtyre thashethemeve, ajo u pa në humor të mirë dhe e lumtur derisa po shijonte drekën me ish bashkëshortin e saj para Jamie Hince, Jefferson Hack dhe vajzën e tyre, Lila Grace.
Moss si gjithmonë kishte zgjedhur një veshje me shumë shije derisa u ftoografua duke lënë restorantin ku po drekonin nga paparacë të shumtë, transmeton Klan Kosova.
Ajo që ra në sy më së shumti është se modelja kishte ende të vendosur unazën e saj të martesës.
Akoma nuk dihet nëse thashethemet e përhapura për ndarjen e saj janë të vërteta ndërsa unaza që mbante Moss në gisht fliste për të kundërtën.
As modelja e as bashkëshorti I saj nuk kanë komentuar lidhur mbi një ndarje të mundshme mes tyre.