Lajmet e fundit

FBI të dielën ka raportuar se kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, nuk do të akuzohet për çështjen e email-et.
Shefi i FBI, James Comey, në fund të tetorit kishte njoftuar se Clinton do të hetohet sërish sa i përket email-eve sa ishte sekretare e shtetit, transmeton Klan Kosova.
Por BBC, po e cilëson si shumë kontroverse vendimin që të hetohet Clinton për email-e pak ditë përpara ditës së zgjedhjeve duke e cilësuar se kjo çështje e ka dëmtuar kandidaten demokrate.