Lajmet e fundit

Pas lajmit se Reperi i famshëm Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën Stresi, është arrestuar nga policia e Shqipërisë, afër shkollës Partizani, tek një qendër votimi, ai ka postuar një fotografi në instagram.
“Ahahahhahahahha sa kam qesh”, shkruan Stresi, në një postim që e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën ai duket të jetë diku tjetër, por jo në burg.
Stresi e ka demantuar të jetë arrestuar nga policia, e cila tash e një kohë po e kërkonte reperin, për shkak të konteksteve të mëhershme që ai kishte me organet e rendit.