Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur e shumë hiteve Adele pritet që të rikthehet në skenë.
Ajo nuk është aktive në skenë që nga viti 2010 pasi ajo kishte vendosur që ta sakrifikojë karrierën e saj për të qenë një nënë që përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për të birin e saj.
Adele nuk e ka konfirmuar nëse vërtetë në këtë vit do të rikthehet në skenë ndonëse ka kohë që thashetheme të tilla qarkullojnë në mediat rozë, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi një burim ka thënë se këngëtarja britanike do të lansojë albumin e saj në treg me 15 nëntor.
”Adele po rikthehet dhe pritet që të jetë një rikthim historik”, ka thënë ky burim për "The Sun".