Lajmet e fundit

Spice Girls janë bashkuar...por vetëm në rrjete sociale.
Ishte vetë dizenjatorja e njohur, Victoria Beckham e cila ka postuar një fotografi ku shihen të gjitha vajzat e grupit shumë të njohur së bashku.
“I dua vajzat e mia. Shumë puthje për ju. Miqësia nuk përfundon asnjëhërë. Fuqia e grave”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë në rrjete sociale, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bes3RJJlc1D/?taken-by=victoriabeckham
Edhe Emily Bunton, e njohur si Baby Spice, ka postuar fotografinë e grupit ikonik Spice Girls.
“Takim shumë i mirë me miket e mia. Shoqe të ngushta përgjithmonë. E ardhmja duket shumë e zjarrtë”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë në Instagram.
E Geri Halliwell, e cila ishte nikoqire e kësaj ndeje në shtëpinë e saj ka postuar poshtë një fotografi duket thënë se “fuqia e vajzazve është e fuqishme”.
Bashkë me vajzat e grupit të njohur që mbahet mend për shumë hite ishte edhe menaxheri i dikurshëm i Spice Girls, Simon Fuller.
https://www.instagram.com/p/BetHgykFPFO/?taken-by=victoriabeckham
Në fakt, pikërisht për shkak të këtij takimi, janë ngritur shumë pikëpyetje nëse grupi do të rikthehet në skenë.
Sipas TMZ, Ginger, e njohur si Ginger Spice është shumë e interesuar që të bëjë bashkë grupin por nuk dëshiron të organizojë një turne.
Gjatë viteve, është raportuar se Victoria Beckham nuk dëshiron të jetë më pjesë e një rikthimi të Spice Girls.