Lajmet e fundit

Përsëri së bashku?
Khloe Kardashian dhe Lamar Odom u takuan për një darkë në një restorant në Woodland Hills, Kaliforni, të premtën, 25 mars.
Sipas disa burimeve të TMZ-së, dyshja janë parë të lumtur pranë njëri-tjetrit në restorantin në L.A, i cili ndodhet në afërsi të shtëpive të tyre në Calabasas, transmeton Klan Kosova.
Khloe gjatë gjithë kohës ka qenë pranë Lamar pasi ai u shtrua në spital në tetor të vitit të kaluar pas një mbizode.
Ajo e ka ndihmuar atë me rehabilitimin e tij, por vazhdon të insistojë se nuk e kanë rizgjuar lidhjen e tyre.