Lajmet e fundit

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është rreth 43 vjeç, dhe ky vend ndodhet në vendin e gjashtë në Evropë për sa i përket vjetërsisë së popullsisë.
Kështu ka thënë ministrja pa portofol , përgjegjëse për demografinë dhe politikat e popullsisë në Serbi, Slavica Gjukiq-Dejanoviq.
Për shkak të rritjes negative natyrore, dhe migrimit, Serbia çdo vit humb një qytet të përbërë nga afro 36.000 banorë, u tha në konferencën "Drejt një të ardhme më të mirë demografike të Serbisë" që u mbajt në Beograd, raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.