Lajmet e fundit

Nicki Minaj pëlqen t’i hutojë fansat e saj!
Reperja 33 vjeçare sërish nxiti thashetheme rreth fejesës së saj, pasi të dielën postoi një tweet duke i pyetur ndjekësit e saj të zgjedhin rreth dy lokacioneve të ndryshme për martesë.
Që nga mëngjesi i së hënës, “martesa në plazh” po fitonte me rreth 2.000 vota.
Në fillim të këtij muaji, ylli i hitit “Anaconda” shkaktoi zhurmë me postimin e fotografisë së një unaze me diamant, të cilën ia dhuroi i dashuri i saj Meek Mill, dhe të cilën e kishte vendosur në gishtin e fejesës.
Por Nicki shpejt zbuloi se ajo në fakt nuk ishte fejuar, duke thënë se Meek do të dëshironte t’i dhuronte tre unaza para se të martohen, transmeton Klan Kosova.