Lajmet e fundit

Rozana Radi, përveç se këndon ajo shpesh shkruan edhe tekste këngësh.
Këngëtarja shqiptare me shumë talente, me sa duket po e shkruan një tekst të ri.
Një fletë e zbrazët edhe një laps mbi të, janë pjesë e një fotografie që ajo ka publikuar në profilin e saj në instagram.
“T’ja fillojmë tekstit”, ka shkruar Rozi në përshkrimin për fotografinë, transmeton Klan Kosova.
Por ajo që bije në sy, është një komet që këngëtarja tjetër kolege e saj, Soni Malaj i ka bërë në këtë fotografi.
“Rozana, faleminderit. Kur ta mbarosh më thuaj se po të pres”, ka shkruar Soni.
Mirëpo kjo ka mbetur me kaq, Rozi nuk i është përgjigjur asaj.
Soni njihet si këngëtare e mirë baladash të cilat janë specialitet i Rozana Radit.
Në vitin 2011 Soni pati fituar edhe festivalin Top Fest me këngët “Me të jeton”.
Ajo së fundmi ka pasur një dramë edhe në jetën e saj personale, pasi martesa e saj me Mirko Luccarellin, valltarin me të cilin u takua në “Dancing with the stars”, përfundoi.
https://instagram.com/p/8-k15RwNd2tzo11nwZFd0pMeroeS2bIMdgfcw0/?taken-by=rozana_radi