Lajmet e fundit

Marrëdhënia e 46-vjeçarës Gwen Stefani me Blake Shlton sapo ka marrë vulën e miratimit nga kolegët e saj në Voice, konkretisht të Christina Aguilera-s.
“Unë e njoh atë që shumë vite, dhe për shkak të shfaqjes unë kam njohur Blake për dhjetë sezone. Kështu që unë e di që ata të dy janë njerëz të mahnitshëm”, tha këngëtarja për E! News, transmeton Klan Kosova.
Ajo vazhdoi: “Nuk ka rëndësi se kush jeni apo në çfarë jeni duke kaluar. Divorci është gjë normale. Gjejeni lumturinë ku mundeni, dhe nëse është në njëri tjetrin, aty ka edhe më shumë energji”.
“Gjithkush e meriton të jetë i lumtur, dhe unë jam shumë e kënaqur që jam duke e mbajtur atë në familje”, shtoi Chirstina.
Gwen dhe Blake thuhet se janë në lidhje edhe pse ende asnjëri nga të dy nuk ka folur rreth kësaj.