Lajmet e fundit

Dashuria e Justin Bieber për muzikën është e paprekshme dhe dashuria për religjionin nuk do ta ndryshoj këtë.
Kështu po i siguron Bieber të afërmit e tij, që nuk do të heq dorë nga muzika.
Kur këngëtari anuloi koncertin e tij Purpose për t’iu përkushtuar religjionit, sipas raportimeve të TMZ, në industrinë e muzikës filluan shqetësimet që Bieber nuk do të rikthehet.
Ai ende nuk ka incizuar ndonjë këngë që nga anulimi i koncertit, megjithatë e ka në plan të rikthehet mirëpo nuk ka ndonjë datë të caktuar.