Lajmet e fundit

Vota e deputetëve serbë po del të jetë vendimtare edhe në bërjen e Kosovës me ushtri.
Por, dikush nga partnerët e koalicionit është optimist se kjo situatë do të kalohet sikur në rastin e Trepçës, njofton Klan Kosova.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka raportuar gjatë ditës së sotme para Komisionit për Punë të Jashtme ku ka thënë se ndryshimet kushtetuese që kishin dështuar në vitin 2015 janë proceduar sërish për në Qeveri.
Ndërkohë përfaqësuesit e FSK-së para deputetëve u mburrën me rezultatet e arritura nga pjesëtarët e kësaj force edhe në arenën ndërkombëtare.
Kronikë nga Dibran Istrefi.