Lajmet e fundit

Është në pyetje më pak se një vit që kur Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë njoftuar për planet e tyre për t’u ndarë, dhe gjatë asaj kohe të dy kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë, e madje ende nuk i kanë paraqitur letrat e divorcit, transmeton Klan Kosova.
Por, çfarë po ndodh në të vërtetë?
“Ata ende janë duke i parafytyruar gjërat”, ka thënë një mik i Garner për revistën People.
“Ben ende nuk dëshiron divorcin”.
Edhe pse ish-çifti ka minimizuar thashethemet e pajtimit gjatë vitit të kaluar, ata kanë vazhduar të jetojnë së bashku, duke shkuar në vikende me fëmijët e tyre dhe madje edhe për pushime si familje. Këtë pranverë, Garner dhe tre fëmijët e tyre, Violet, Seraphina dhe Samuel, u zhvendosën në Londër për disa javë me Affleck, duke ndarë një shtëpi me qira derisa aktori ishte duke filmuar filmin e tij “Justice League”.
“Ajo kishte kohën më të mirë në Evropë me Ben dhe fëmijët”, ka thënë shoqja e saj.
“Ajo dukej shumë më e lumtur kur u kthye në L.A.”.
Kohën e fundit, Affleck dhe Garner, u vunë re duke marrë fëmijët e tyre në një paradë lokale në L.A. për të festuar katër korrikun.
“Ata nuk po nxitojnë për paraqitjen për shkurorëzim. Po e gëzojnë jetën”, ka thënë një burim i afërt me çiftin, ndërsa një tjetër ka thënë: “Asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre”.