Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri duke folur për afrim të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se mund të ketë simpati individuale.
“Unë mund të them me përgjegjësi se simpatitë individuale mes deputetëve ekzistojnë, por unë po e them se aktualisht jemi në partneritet me PDK-në”.
“Në këtë moment nuk bëjmë veprime të tjera, sepse nuk bëjmë dyfytyrësi. Nuk do të thotë se nuk na duhen partnerë në të ardhmen. Koalicionet nuk janë punë dashnie mes partive, por janë edhe interes i qytetarëve”.
Beqiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vetë ai ka qenë skeptik për koalicionin me PDK-në por se e ka mbështetur vendimin e përgjithshëm të LDK-së.
“Nuk është punë pishmani, vendimet e organit të partisë janë vendime që të obligojnë. Unë kam qënë skeptik, por jam obliguar nga vendimi i partisë”.
Ai ka thënë poashtu se “Isa Mustafa e ka besimin e plotë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe të gjithë kryetarëve të degëve”.