Lajmet e fundit

Kanë mbetur edhe tetë ditë afat që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për dekretin presidencial të Avdullah Hotit si mandatar i ri.
Por, politikanët e kanë shtuar praninë në terren, sikur të jenë duke u bërë gati për fushatë zgjedhore.
Diçka të tillë po bën edhe Ramush Haradinaj, që tashmë ka një ujdi me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.
Edhe Kadri Veseli i PDK-së po shihet shpesh në teren, ndërsa pranon se vazhdimisht është në fushatë.
Si kryeministër në detyrë, javën e fundit po shihet më shumë në teren edhe Albin Kurti, subjekti i të cilit është i interesuar për zgjedhje të reja.
Kjo mundësi mbetet si opsion, meqë presidenti mund ta shpall një dekret të ri, nëse rrëzohet ky për mandatimin e Hotit.
LDK nuk po duket në terren, meqë po del të jetë më e vendosura që të pres verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese i paralajmëruar më së largu deri më 29 maj.
Kronikë e gazetarit Enis Reqica.