Lajmet e fundit

Këngëtarja 25 vjeçare dhe ish-i dashuri i saj, Justin Bieber, 23 vjeçar, kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ajo u nda nga The Weeknd (a.k.a. Abel Tesfaye), duke bërë që shumë fansa të tyre të pyesin pse ajo po i jep një tjetër mundësi Bieber.
Sipas një burimi, këngëtarja e "Wolves" nuk ka qenë kurrë në gjendje ta harrojë të dashurin e saj të parë.
"Justin ishte dashuria e parë e Selenas. Ai gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën e saj. Ajo ka mbajtur gjithmonë shpresa se një ditë rrethanat dhe koha do të ishin në favor të saj”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Edhe gjatë gjithë problemeve të tij ligjore, këngëtarja "gjithmonë pa më të mirën në të", shton ky burim.
Ish-çifti që kishin nisur lidhjen e tyre në vitin 2010 dhe kishin një lidhje të komplikuar për shtatë vjetët e fundit, nuk e kanë zyrtarizuar akoma nëse janë ribashkuar ose jo.
“Ka pasur momente kur Selena ka qenë e emocionuar dhe e lumtur duke menduar se gjërat do të funksiononin sërish për ta, por që më pas është dëshpëruar me rezultatet”, thotë një njeri i afërt me të.
Sipas të njëjtit person, Bieber po shpreson për një fund të lumtur dhe po bën gjithçka që ta fitojë sërish dashurinë e këgëtares.