Lajmet e fundit

Tablodët amerikanë kanë filluar të dyshojnë që aktori Bradley Cooper ka filluar të bashkëjetojë me të dashurën e tij Irina Shayk.
Çifti është parë së fundmi shpesh në New York, dhe kjo i ka bërë shumicën të mendojnë se ata e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel tjetër.
Pasi aktori 40 vjeçar është ndarë nga Suki Waterhouse në muajin mars, ai supozohej të ishte duke kërkuar për një banesë të re. Por e gjithë kjo ndryshoi kur filloi të takohej me Irinën.
“Qysh në atë kohë ai filloi të dalë me Irinën dhe gjërat u bënë serioze për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë një burim për Daily News, transmeton Klan Kosova.
“Në vend të vazhdimit të kërkimit për një apartament, ai ka jetuar në atë të Irinës. Cooper është parë duke hyrë dhe dalë nga aty, dhe të dytë shpesh dalin për ecje në lagjen e saj”, ka shtuar burimi.