Lajmet e fundit

Britney Spears ka nxitur shumë spekulime se ajo mund të ketë përdorur Photoshoppin në fotografinë e saj të fundit të postuar ku ajo shihet me bikine.
Nëna e dy fëmijëve në këtë fotografi të publikuar në Instagramin e saj ka të veshur në një palë bikine të verdha ndërsa duket se ka trup shumë të tonifikuar dhe një bel shumë të hollë.
Por shumë fansa menjëherë pas fotografisë kanë vënë në pikëpyetje nëse Spears duket vërtetë kështu edhe në moshën 34 vjeçare apo fotografia është realizuar me efekte.
“Hapësira në shpinën tënde duhet të ishte mbushur me gur, jo ujë. Photoshop i keq” ka shkruar një komentues, transmeton Klan Kosova.
“Nuk duket të jetë fotografi e vërtetë. Ajo është e bukur por diçka duket se nuk shkon në këtë fotografi” ka thënë një tjetër ndërsa komentet si këto ishin të shumta në postimin e këngëtares.
Spears është nëna e dy djemve, që i ka me bashkëshortin Kevin Federline.