Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të mërkurën që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë. Pas kësaj, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Për këtë çështje sot është diskutuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, analisti politik Selatin Retkoceri ka theksuar se KQZ-ja e ka ditur se PZAP-i do t’ia kthejë vendimin mbrapshtë për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“KQZ-ja e ka ditur që PZAP-i do ta certifikojë Listën Serbe sepse veprimet e KQZ-së janë të padrejta, mund të shpallen terroristë ndoshta individët, por një parti politike një Listë Serbe nuk mund ta shpallet si organizatë, dhe ky është cenim i të drejtave të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Retkoceri.
Ndërsa, gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar: ”Ligjërisht duhet me pasë bazë ligjore të fortë për të shpallë një parti, organizatë terroriste”.
Kurse gazetari Arlind Imeri theksoi se puna e mos certifikimit të Listës Serbe është si një film, sipas tij, ishte e ditur kjo.
“Opozita e dinte skenari nuk do të duhej të abstenonte në mbledhjen e KQZ-së”. /Klankosova.tv