Lajmet e fundit

Ish ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka folur sonte për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij.
Ai tha që nuk e ka pritur kërkesën e Prokurorisë.
Pyetjes së nëse ndihej ose jo i tradhtuar Tahiri i është përgjigjur se nuk pret mbrojte nga askush dhe se do të shqetësohej nëse do e braktiste e vërteta.
“Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta", ka thënë ai në emisionin "Opinion".
Ai ka treguar poashtu se "a është e vërtetë që e ka kërcënuar kryeministrin që do ta merr me vete".
"Nuk është e vërtetë. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd".