Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri thuhet se dhimbja mund të jetë ngjitëse.
Minjtë në laborator janë vënë në një seri të testeve , koncepti i të cilave ka qenë që ata të mos ndjejnë dhimbje.
Megjithatë, brejtësit kanë reaguar sikur këmbët e tyre të ishin djegur.
Hulumtuesit në Portlanda, Oregon kanë treguar se të dy grupet e minjve kanë qenë në të njëjtën dhomë në kafaze rreth 1.5 metra larg njëri-tjetrin mirëpo ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova.
Shkëncëtarët besojnë që ata e kanë nuhatur këtë gjë.
Nëse është e vërtetë ,kjo mund të shpjegojë disa sëmundje misterioze duke përfshirë fibromyalginë- ndjenja e dhimbjes pa arsye logjike mjekësore për të.
“Ne kemi treguar për herë të parë që njerëzit jo gjithmonë kur lëndohen kanë dhimbje, ajo mund të zhvillohet thjesht për shkak të “shenjave shoqërore”.
Edhe Ryabinin ishte i habitur nga rezultati i studimit - e cila nuk ishte pika e hetimit të tij.