Tashmë dihet që COVID-19 prek organe të ndryshme dhe ndikon në funksionimin e tyre. Ekspertët mjekësorë thanë gjithashtu se infeksioni, në shumë raste, po çon në humbje peshe te pacientët në fazën e rimëkëmbjes, veçanërisht ata të prekur rëndë.
Sipas studimit të Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik (NCBI), humbja e peshës dhe rreziku i kequshqyerjes ishin shumë të përhapura në pacientët me COVID-19. Gati 30 përqind e pacientëve humbën më shumë se pesë përqind të peshës bazë të trupit, dhe më shumë se gjysma ishin në rrezik të kequshqyerjes.
Humbja e peshës po vërehet në shumë pacientë me COVID-19 për shkak të humbjes së erës dhe shijes, përcjell Klankosova.tv
"Kjo ndodh sepse humbja e erës dhe shijes për shkak të COVID-it çon në një reduktim natyral të oreksit. Me infeksionin dytësor të mukormikozës, këtyre pacientëve u është dashur të operohen dhe janë vënë në një gamë të lartë ilaçesh kundër mykut që shkakton nauze, duke ndikuar përsëri në oreksin e tyre, që në shumë raste çon në humbje peshe”, ka thënë mjeku indian Abhishek Subhash.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.