Lajmet e fundit

Çifti i njohur, Ryan Gosling dhe Eva Mendes duket se kanë probleme martesore, transmeton Klan Kosova.
Gosling thuhet se është i mërzitur me gruan e tij Eva pasi ajo nuk e kishte shoqëruar burrin e saj në ceremoninë e "Oscars".
Ajo zgjodhi të punonte për linjën e saj të rrobave në vend se ta shoqëronte burrin në ceremoni. Babai i dy vajzave ka parakaluar i vetëm në tapetin e kuq ndërsa në ceremoni ka qenë i shoqëruar nga motra e tij.
“Ai është i nevrikosur me aktoren, e cila nuk e mbështeti mbrëmjen e madhe të Oscars”, ka thënë një burim për revistën “OK!”.