Lajmet e fundit

“Me pikëllim e revoltë e pamë sot tek shpaloset edhe një episod fatal i kapitalizmit të egër e vrastar që nxori edhe një kufomë prej punishteve të ndërtimit dhe la të tjerë të plagosur”, thuhet në komunikatë transmeton Klankosova.tv.Sipas tyre, punëtorët e ndërtimit vazhdojnë të përballen me kushte të rënda pune, paga të ulëta dhe mungesë të masave të nevojshme të sigurisë.
“Mafia e ndërtimit tash e sa kohë po ngreh godina mbi gjakun e punëtorëve, ndërsa shteti i bëhet hisedar në trashje të pushtetit dhe shtypje kriminale të klasës punëtore. Në një shtet që më së paku i takon punëtorëve, për kapitalistët mafiozë kurbani i fitimit janë njerëzit që flijohen për t’i ushqyer apetitet për fitim e grumbullim”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.Kolektivi thekson se shumë punëtorë detyrohen të punojnë në temperatura të larta, me kushte të vështira dhe pa mbrojtje të mjaftueshme, ndërsa institucionet, sipas tyre, ose tregohen indiferente ose dështojnë të veprojnë. Në fund të reagimit, ata u bëjnë thirrje punëtorëve për organizim dhe mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se vetëm përmes solidaritetit dhe mobilizimit mund të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.