29.01.2019 · përditësuar para 2725 dite1 min lexim
Kur Cheryl e shpërndau një fotografi në Instagram, të dielën, duket se nuk e kishte idenë se fansat e saj do ta kishin gjithë vëmendjen në detajet.
Derisa këngëtarja e “Love Made Me Do It” ka pozuar para disa pasqyrave të mëdha, ndjekësit e saj shumë shpejt e vërejtën një burrë me këmishë, që reflektohej në prapavijën e pasqyrës.
Menjëherë komentuesit, mes fjalëve se sa bukur dukej ajo, filluan të pyesnin për “burrin misterioz”.
“Kush është ai që shihet në prapaskenë?”, ka pyetur njëri nga ta derisa shumë kanë menduar se Cheryl tashmë është në një lidhje dashurie.
https://www.instagram.com/p/BtJIEJCFqgX/?utm_source=ig_embed
Jeta romantike e Cheryl ka qenë së fundi temë shumë e përfolur në media por kënëgtarja ka sqaruar të gjitha spekulimet e muajve të fundit në një intervistë për MailOnline.
Ajo ka shpjeguar se nuk ka nisur një romancë të re dhe ka hequr dorë nga dashuria.
Cheryl, në muajin korrik, është ndarë nga ylli i One Direction, Liam Payne me të cilin ishte në lidhje për dy vjet.
Ata vazhdojnë megjithatë të kujdesen dhe ta rrisin së bashku djalin e tyre dyvjeçar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.