Infektologu Valbon Krasniqi thekson se vaksinimi kundër fruthit është shumë efektiv dhe ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Krasniqi tregoi se vaksina kundër fruthit jepet në dy doza: Doza e parë në moshën 1-vjeçare dhe doza e dytë në moshën 6-7 vjeçare.
“Këta fëmijë që e kompletojnë vaksinimin me vaksinën e fruthit, e cila jepet bashkë me atë të shytave, janë të mbrojtur në një përqindje shumë të lartë. Në mjekësi nuk ka mbrojtje 100%, por vaksina siguron mbrojtje mbi 90%. Edhe nëse një fëmijë i vaksinuar bie në kontakt me virusin, në shumicën e rasteve nuk do të sëmuret, ka shpjeguar Krasniqi, në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/tfraiFAaiJk
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.