Lajmet e fundit

Ju me siguri keni lexuar lajme të llojit: "Zbulohet bima që zhduk kancerin për 16 ore", ....24 ore....48 orë....Pse nuk ka bimë të tilla? Le të themi disa gjëra se si është e vërteta e lajmeve bombastike.
Bimët me përbërës antikancer janë të shumta, ato janë dhjetëra e qindra. Që bime të tilla vrasin qelizat kanceroze, edhe kjo është e sigurt dhe këtu nuk ka asgjë për te dyshuar në lajmet që shpallen nga laboratorët kërkimore-shkencore. Por........nëse do të ekzistonte një bimë e vetme që zhduk kancerin në 1 ditë, kanceri thjesht nuk do të ekzistonte. Ndërsa realisht ai është shkaku i tretë më i madh i vdekjeve në bote.
Në trupin tonë çdo ditë formohen qeliza anormale dhe sistemi ynë imunitar cdo ditë i shkatërron këto qeliza. Çdo ditë në organizëm krijohen dhe vdesin shumë qeliza kanceroze dhe kjo është një betejë e përditshme. Por kanceri është diçka tjetër nga qelizat kanceroze, shkruan Revista Class. Bëhet fjale për organizim te tyre dhe kjo ndodh gradualisht, ndërsa numri i qelizave kanceroze që krijohen, është më i madh sesa i atyre që organizmi arrin t’i zhdukë. Ndërsa ditë pas dite trupi e humbet betejën me qelizat kanceroze, kanceri shfaqet. Por kjo merr një kohe të gjatë qe shkon nga disa muaj, në disa vjet. Kanceri nuk është krijuar brenda ditës dhe për këtë arsye as nuk mund te shkatërrohet brenda ditës.
Ushqimet dhe bimët me cilësi anti-kancer, që shkaktojnë apoptozen (vetëvrasjen e qelizave të kancerit) por edhe vrasjen e tyre të drejtpërdrejtë duke i helmuar, ndihmojnë organizmin të luftojë më mirë. Këta janë aleatë natyralë, por lufta me kancerin nuk fitohet brenda një nate, sepse ai nuk është krijuar brenda një dite. Kanceri është rrjedhojë e një bilanci të prishur në organizëm, shumë gjëra nuk shkojnë si duhet për një kohë të gjatë. Kanceri është një reagim ndaj gjithçkaje të gabuar që kërkon shumë durim dhe kohë të ndreqet. Sa më serioze gjendja, më të shumta janë masat dhe mjetet që duhen marre për të fituar betejën.
Beteja ndaj kancerit kërkon një program kompleks që mbështetet me shumë aleate natyrore dhe jo tek një bimë e vetme çudibërëse.
Lajme të tilla as më shumë dhe as më pak, bëjnë që njerëzit të humbasin besimin tek ilaçet e natyrës. Sepse çfarë mund të mendojë dikush që ka pirë çaj pelini dhe ka parë që kanceri nuk iu zhduk për 16 orë? Ose dikush që ka marrë rrënjën e radhiqes dhe kupton se kanceri nuk ka shkuar pas 48 orësh?
Humbja e besimit është shumë e rëndë, sepse i largon njerëzit nga medicina natyrore, i bën pesimistë dhe u heq kurajën. Jo njerëz! Kanceri nuk ikën me shkop magjik. Duhet shumë punë dhe besim për ta shkulur te keqen. Ama, njeriu qe ka shëruar veten nga kanceri, ka zbuluar vlera te reja e të mëdha njerëzore.