25.06.2016 · përditësuar para 3689 dite1 min lexim
Prishtina si gati çdo qytet tjetër i Kosovës para vitit 1999 ka qenë vend në të cilin kanë jetuar edhe serbë pos shqiptarëve.
Gjurmët e asaj “bashkëjetese” edhe sot mund të hasen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Një nga format janë edhe grafitet e ndryshme të serbëve të atëhershëm në pjesë të caktuar të Prishtinës.
Të tilla gjurmë janë edhe disa emera serbësh të shkruar në muret e një ndërtese tek banesat e kuqe në lagjen Bregu i Diellit, njofton Klan Kosova.
“Dejani, Milloshi e Uroshi”, janë disa nga emrat që hasen në tullat e kuqe të ndërtesës bashkë me emblemën nacionaliste serbe të kryqit me katër germa C.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.