Lajmet e fundit

Këngëtarja kontraverse Rihanna dhe reperi Travis Scott ka kohë që po përfolën për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre.
Por pavarësisht të gjitha spekulimeve, të dy ishin shumë të heshtur për të folur lidhur me këtë çështje para publikut.
Ata u fotografuan nga paparacët në një festë në javën e modës në qytetin e New York-ut derisa ishin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me shumë pasion, transmeton Klan Kosova.
Madje pos fotografive, në media sociale është duke qarkulluar edhe një video prej pak sekondash ku shihet se si Rihanna dhe Travis që janë afër DJ, shkëmbejnë puthje dhe Rihanna tregon edhe aftësitë e saj në kërcim.