Infektologu Valbon Krasniqi ka sqaruar se nga fruthi kryesisht më të prekur janë fëmijët e moshës parashkollore dhe ata që nuk janë të vaksinuar.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos bien në kontakt me këtë virus deri në moshën dyvjeçare, sepse nëse infektohen para kësaj moshe, komplikimet në sistemin nervor qendror mund të jenë më të rënda, njofton Klankosova.tv.
“Fruthi është kryesisht sëmundje e moshave fëmijërore, Foshnjat deri në gjashtë muajsh janë të mbrojtura nga fruthi nëse nëna e tyre ka kaluar këtë sëmundje ose ka qenë e vaksinuar”, ka shpjeguar Krasniqi, në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/AUXa4hrjfaM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.