Lajmet e fundit

Sofia Richie dhe Lewis Hamilton janë duke kaluar shumë kohë bashkë.
Pak ditë pasi të dy ishin në sfilatën e modës Balmain në Paris, 18 vjeçarja Richie dhe 32 vjeçari, Hamilton janë parë së bashku në Beverly Hills.
Sipas Daily Mail, çifti që kanë dallim në moshë për rreth 14 vjet, kanë shijuar së bashku një darkë në një restaurant të sushit, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që vajza tinejxhere e Lionel Richie është e lidhur me një njëri që është shumë më i madh në moshë se ajo.
Në muajin tetor, TMZ pati raportuar se ajo ishte në një lidhje me 41 vjeçarin, Tovet Maguire, shumë pak pasi ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Jennifer Meyer.
Më pas, ajo ishte përfolur për një lidhje me 22 vjeçarin, Justin Biever,
Derisa, Hamilton ishte lidhur me Lindsay Vonn, e më herët lidhja e tij me Nicole Scherzinger ishte lajm pothuajse në të gjitha mediat rozë.