Lajmet e fundit

Vokalisti i Nickelback Chad Kroeger përflitet se është rikthyer bashkë me ish bashkëshorten e tij, këngëtaren Avril Lavigne.
Këto thashetheme janë përhapur pasi Kroeger ka sjellur këngëtaren Lavigne si përcjellësen e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Juno në Calgary në Kanada.
Çifti janë ndarë në muajin shtator vitin e kaluar por kanë qenë të afërt pothuajse gjatë gjithë kohës, transmeton Klan Kosova.
Kjo paraqitje e tyre së bashku pas ndarjes është takimi i tyre i dytë pasi ata ishin parë së bashku edhe në festën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.
“Ajo më ka pyetur mua nëse do të doja të isha me të në natën e Grammy. Ne shkuam së bashku dhe ishte argëtuese. Më pas ajo më pyeti mua nëse do të doja të shkoja me të në Junos dhe ajo pranoi pa hezitim” ka thënë Kroeger duke komentuar për këtë ngjarje.
Këngëtarja e ka konfirmuar këtë.
“Kam ardhur me Chad pasi Nickelback janë të nominuar. Jam këtu për ta mbështetur atë” ka thënë ajo.