Lajmet e fundit

Thuhet se Emma Roberts dhe ish i fejuari i saj Evan Peter janë kthyer përsëri së bashku.
“Emma dhe Evan janë së bashku”, ka thënë një burim për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Përveç se janë parë në një drekë së bashku disa javë më parë, çifti janë parë komod në festivalin e muzikës FYF Fest.
“Ata dukeshin si çift. Ishin të përqafuar dhe po bënin shaka me njëri-tjetrin. Ata definitivisht janë së bashku”, shtoi burimi.
Emma dhe Evan nuk kanë konfirmuar nëse ata janë ribashkuar.