Lajmet e fundit

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë përfolur se kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.
Duket se këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta.
Të paktën kjo sipas disa burimeve të revistës “People” të cilat thonë se këngëtari është i interesuar të ketë një lidhje serioze me këngëtaren.
Sipas të njejtave burime, këngëtarja Perry ka takuar edhe djalin e tij 5 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Të shtunën ata të dy janë fotografuar teksa ishin në makinën e aktorit e në sediljet e pasme ishin të ulur këngëtarja dhe djali i këngëtarit.
Ndryshe, të dy janë parë kohëve të fundit shumë shpesh bashkë ndërsa ishin edhe të pranishëm në festën e organizuar nga aktori Robert Downey Jr.