Lajmet e fundit

Thashethemet po vazhdojnë të qarkullojnë për romancën e Gwen Stefani dhe Blake Shelton.
E! News, ka siguruar disa foto ekskluzive të dyshes derisa ishin në një festë të Halloween-it së bashku me Maroon 5, gjatë fundjavës, fotografi këto që duket se tregojnë të kundertën e asaj se ata janë vetëm miq, transmeton Klan Kosova.
Në foto shihet teksa Shelton i mban duart mbi supet e Stefani, madje në një moment edhe me duar në të pasmet e saj.
Burimet kanë konfirmuar për E! News se trajnerja e The Voice e kaloi shumicën e kohës së bashku me Blake.
Së pari ata ishin vënë re në festën e George Clooney në natën e premte.
“Ata kanë dalë rreth të njejtës orë, edhe pse kishin makina të veçanta kur u larguan, ata më pas u takuan në festën e ardhshme prapë bashkë”, tha burimi.
Ndërkohë, thashethemet për romancë rreth Shelton dhe Stefani kanë bërë bujë, pasi që të dy nuk kanë shumë kohë që u divorcuan nga dashuritë e tyre të mëparshme.
Shelton dhe Miranda Lambert njoftuan për divorc në korrik pas katër viteve martesë. Pastaj vetëm disa javë më parë, Stefani tronditi botën me lajmin se ajo dhe Gavin Rossdale kanë paraqitur kerkesë për divorc pas 13 viteve së bashku.