Lajmet e fundit

Çifti që gjithmonë bën vend për një titull në faqet e mediave rozë, me sa duket e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Këngëtari Blerim Muharremi dhe e dashura e tij Afron Dika, kanë publikuar një fotografi krejtësisht të zakonshme në një lokal nate, por është mbishkrimi ai që zgjon shumë kureshtje.
“Po unë dua”, ka shkruar Blero në përshkrimin e fotografisë që e ka publikuar në instagram.
Ai nuk ka dhënë asnjë shenjë e as një detaj tjetër që të lë të nënkuptohet se është martuar tashmë për herë të dytë, por mbishkrimi në anglisht “Yes I do” është fraza më e përdorur kur një çift pranon të hyjë në martesë para ofiqarit apo një predikuesi fetar.
Kurse Afrona ka publikuar një fotografi ku Blero shihet me kostum e me lule në dorë, e cka bije më së shumti në sy është një unazë martese në gishtin e tij.
Afrona po ashtu ka shkruar se “sekreti i një martese të suksesshme mbetet sekret”,.
Me këto publikime, dyshja e famshme po tregon se u martuan.