Lajmet e fundit

Mund ta keni pyetur veten nëse janë të ngrënshme apo jo ato patate të cilat janë me ngjyrë të gjelbërt.
Ndonjëherë nuk keni dashur t’i hidhni dhe i keni përzier me të tjerat duke i gatuar. Por, me keqardhje ju themi se patatet e gjelbra nuk janë të shëndetshme për t’u ngrënë, për më tepër mund të rezultojnë edhe helmuese në disa raste.
Solanina është një helm glicoalkaloid që prodhohet në pjesën e gjelbër të patates. Këto pjesë të patates duhet të shmangen dhe të mos përdoren për tu ngrënë.
Por mos u shqetësoni, sepse ka ndodhur që të hani patate të gjelbra dhe nuk keni pësuar ndonjë dëm serioz, shkruan Shije. Salonina fillon të zhvillohet në patate kur ata janë të ekspozuara në dritë ose në temperatura shumë të ftohta ose shumë të ngrohta.
Nëse patatet janë tërësisht të gjelbra duhet të keni kujdes sepse mund të shkaktojnë të vjella, diarre, dhimbje koke apo më tepër edhe paralizë të sistemit nervor qendror.
Nëse ju është fiksuar se janë më të mira patatet e gjelbra për tu ngrënë dhe vazhdoni ti blini sërish, mos e bëni më sepse ato përmbajnë toksina shumë të dëmshme.
Patatet në dyqane përmbajnë shumë kimikate të tilla, fundja sepse ata janë të ekspozuara edhe për një kohë të gjatë në diell, shkruan noa. Efektet e këtyre patateve mund të mos jenë të menjëhershme, por që janë padyshim negative dhe të dëmshme për shëndetin